Si mund t’ju ndihmojmë?

Marketing dhe shitje
[email protected]
+383 49 848 584
Junik, 51050 Deçan, Kosovë

Juniku

Shtrihet në bregun e majtë të lumit Erenik dhe në të djathtë të lumit Trava, me lartësi mesatare detare prej 367-500 metrash.

Juniku gjendet mes gjerësisë gjeografike 42,22 shkallë dhe gjatësisë gjeografike prej 20,26 shkallë. Në drejtim të këtij fshati gravitojnë fshatrat e Vokshit dhe të Rekës së Keqe, duke u shtrirë rrëzë Alpeve Shqiptare. Mu te burimi i lumit Erenik, ngrihet maja me e lartë e Alpeve Shqiptare Gjeravica.

Juniku karakterizohet me klimë të mesme kontinentale të modifikuar me komponente të klimës mesdhetare. Vera është e nxehtë dhe e thatë. Temperatura mesatare e muajt korrik është 21 C , kurse gjatë dimrit (janar) është minus 11 C. Burimet e ujërave që vijnë nga kurorat e maleve nga gropa e Erenikut dhe nga Alpet Shqiptare formojnë rrjedhat sipërfaqësore të ujërave në fshatin Junik.