LUNA

Luna është kompani që merret me kultivimin dhe shitjen e fruta-perimeve. Është themeluar në vitin 2015 nga Delvina Krasniqi me mbështetje të vëllezërve të saj, të cilët njëherësh janë edhe partnerët më të ngushtë në arritjen e të gjitha objektivave të kompanisë. Plantacioni është ngritur në Junik të Kosovës në një sipërfaqe prej 30 hektarësh.

  • 17 hektarë me mollë
  • 4.5 hektarë me boronicë
  • 6.4 hektarë me qershi
  • 2 hektarë me vishnje

Fidanet tona janë siguruar nga tregu europian, më saktësisht nga Italia, Austria dhe Holanda.
Për një kohë të shkurtër kompania Luna ka përjetuar zgjerim të jashtëzakonshëm, kështu që për tre vite jemi bërë plantacioni më i madh i kultivimit të frutave në vend. Luna është bërë e njohur me kultivimin e mollës, boronicës, qershisë dhe vishnjës, me shumë varietete të tyre. Të gjitha frutat tona janë të certifikuara me standardin e njohur ndërkombëtar GLOBALG.A.P.

Frutat eksportohen në shumë vende të Europës Perëndimore, por më së shumti në Gjermani, Holandë, etj.

Delvina KRASNIQI HOTI

DREJTORE EKZEKUTIVE

Shaban HOTI

MENAXHER I LOGJISTIKËS

Agron KRASNIQI

ANTARË I BORDIT /
MENAXHER I ZHVILLIMIT TË BIZNESIT

Egzonita Qela

MENAXHERE E BURIMEVE NJERËZORE

VIZIONI YNË

Të bëhemi prijës në prodhimin, grumbullimin dhe shpërndarjen e produkteve bujqësore në rajon.

MISIONI YNË

Të zhvillojmë dhe rrisim një kompani profesionale dhe konkurruese në tregun vendor dhe ndërkombëtar, e cila përmbush standardet më të larta të cilësisë dhe etikës.

QËLLIMI YNË

Të jemi kompani fitimprurëse duke vepruar brenda objektivave tona dhe me përkushtim për rritjen e cilësisë së produkteve tona.

Objektivi i përgjithshëm i kompanisë tonë është përmirësimi i konkurrencës në sektorin e bujqësisë dhe ngritja e kapaciteteve bujqësore me cilësi të lartë ndërkombëtare. Kjo po realizohet çdo ditë përmes ngritjes së sipërfaqeve të reja me pemishte të diversifikuara me fidane të cilësisë më të lartë dhe punës së jashtëzakonshme të stafit profesional.

Sjellja e njohurive nga ekspertët me renome botërore, që janë udhëheqës në prodhimin e mollës dhe pemëve tjera e ndihmon kompaninë që të rrisë sasinë dhe cilësinë e frutave. Angazhimi ynë gjithashtu synon të përmirësojë standardet e jetesës së njerëzve që jetojnë në zonat e afërta duke i angazhuar ata në tërë procesin e prodhimit dhe ruajtjes së pemëve.
Gjatë punësimit, “përparësi kanë familjarët, gjinia femërore si dhe pakicat që jetojnë në zonën e Junikut. Të prodhojmë fruta të cilësisë së lartë sipas kërkesave dhe standardeve evropiane dhe të trajtojmë çdo pemë dhe çdo frut me kujdes maksimal është po ashtu qëllimi ynë.

STANDARDI YNË

Të gjitha frutat tona janë të certifikuara me standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë. Mollët, boronicat, qershitë dhe vishnjet janë të gjitha të certifikuara me GlobalG.A.P. Certificate.

G.A.P. qëndron për Praktikën e Mirë Bujqësore (PMB) dhe GLOBALG.A.P. është standardi mbarëbotëror që e siguron atë. Pëmes praktikave të GlobalG.A.P. bëhet sigurimi i produkteve ushqimore, metodave të prodhimit të qëndrueshëm si dhe mirëqenia e punëtorëve. GLOBALG.A.P. sot është programi kryesor i sigurimit të plantacioneve në botë, duke përkthyer kërkesat e konsumatorëve në Praktikën e Mirë Bujqësore. https://www.globalgap.org/uk_en/ Procesi i kultivimit mbikëqyret nga instituti i njohur gjerman, Kompetenzzentrum Obstbau-Bodensee (KOB) nga Bavendorf.